Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një fushatë e përgatitur e hakerëve që është zbuluar këtë javë, përbën një rrezik të madh për qeverinë dhe sektorin private.

Departamentet e Thesarit dhe Tregtisë të SHBA-së janë ato që ranë cak e sulmit, derisa Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës(CISA), deklaruan se dëmi i sulmit do të ishte shumë “kompleks dhe sfidues”.

Dyshimet e zyrtarëve amerikanë thonë se përgjegjëse e sulmit është Qeveria ruse derisa kjo e fundit i ka mohuar pretendimet.

CISA nuk ka identifikuar kush ishte pas sulmit apo çfarë informacioni është vjedhur apo ekspozuar, raporton BBC.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, tha se ai do ta bënte sigurinë kibernetike një “përparësi kryesore” të administratës së tij.