Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump zgjati afatin e shitjes së aplikacionit kinez për shpërndarjen e videove TikTok deri më 4 dhjetor.

Departamenti i Thesarit theksoi në një deklaratë se Komiteti për Investime të Huaja i dha kompanisë TikTok ByteDance një zgjatje një javore nga 27 nëntori për shitjen e saj, duke lejuar kohë “për të shqyrtuar një paraqitje të rishikuar”.

TikTok u ndalua më 18 shtator në dyqanet amerikane të aplikacioneve pasi Trump urdhëroi ByteDance në gusht të shesë pasuritë e saj amerikane, përfshirë TikTok, tek blerësit amerikanë.

Presidenti në shtator dha miratimin paraprak për TikTok që t’i shitet kompanisë së programeve kompjuterike Oracle.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trump ka argumentuar se TikTok paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare për SHBA-të duke ndarë informacione të përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze. Por, ByteDance mohon këto akuza, duke theksuar se të dhënat e përdoruesve të saj janë të ruajtur jashtë Kinës, duke thënë se është i përkushtuar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve.