Diçka është sigurt, pandemia ka për të zgjatur edhe për disa kohë, në varësi të suksesit në fushatën e vaksinimit dhe të arritjes së asaj që epidemiologët quajnë imuniteti i tufës.

Kjo do të thotë që maskat do të jenë ende pjesë e pashmangshme e përditshmërisë tonë. Por shkencëtarët e instituteve më prestigjioze në botë po punojnë për të vënë në treg një gjeneratë më të avancuar të këtyre maskave, që mos kenë vetëm rolin e ”murit” fizik ndaj virusit, por që të shndërrohen edhe në një instrument analize dhe asgjësimi ndaj SARS-coV-2.  

Disa nga këto maska do të prodhohen enkas për stafin mjekësor, por shumë prej tyre do të synojnë tregun e lirë, cilindo prej nesh.  

Disa prej tyre do të prodhohen me materiale shumë më të forta, që mund t’i rezistojnë sterilizimeve, rrezeve UV etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Harvardi po përfundon një test kundër covidit që mund të jetë pjesë e maskës.

Por në Massachusetts Institute of Technology (MIT), një nga qendrat më të rëndësishme të kërkimit shkencor amerikan, po eksperimentohet edhe një maskë që mund të shkatërroj virusin. Maska ka në përbërje një rrjetë bakri që përmes një baterie të thjeshtë 9 volt arrin të ngrohet mjaftueshëm për të shkatërruar virusin, ndërkohë që ajri do të sterilizohet përmes një sistemi termoelektrik.

Sipas projektuesve, maska mund të peshojë rreth 500 gramë, por nuk mendohet të ketë një kosto të madhe, dhe natyrisht mund të përdoret sërish.

Nga ana tjetër, një tjetër universitet elitar si ai i Harvardit, po përfundojnë një test kundër covidit që mund të jetë pjesë e maskës. Sipas tyre, pas gjysmë ore përdorimi, testi është i gatshëm dhe jep rezultat brenda 90 minutave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";