Mund të ketë mundësi të shumta përdorimi në të ardhmen zbulimi i kryer kohët e fundit nga një universitet australian në Melburn, që ka si protagonistë disa enzimë që arrijnë të prodhojnë energji elektrike, thjesht duke përdorur hidrogjenin e pranishëm ne ajër.
Enzimat janë proteina që funksionojnë si katalizatore, dhe që kanë vetinë të shtojnë shpejtësinë e reaksioneve kimike pa u shndërruar. Disa baktere prodhojnë enzima që mesa duket, të mësuar me temperatura ekstreme, arrijnë të prodhojnë energji edhe me 0.00005% të hidrogjenit të pranishëm në ajër.
Enzimës në fjalë i është dhënë emri Huc, dhe si burim ka bakterin Mycobacterium smegmatis. Studiuesit kanë mbetur të habitur nga efiçenca e këtij enzime, që mund të vijojë në veprën e tij për një kohë të gjatë, dhe mban vetitë e saj edhe në rast ngrirje si dhe në një ”furrë” me 80 gradë.
Në të ardhmen këto enzimë mund të shndërrohen në një burim energjie të pastër që mund të karikojë fillimisht aparate të vogla si celularët, për të qenë një alternativë edhe ndaj energjisë diellore.