Zbulohet ekuipazhi që do të shkojë në Hënë në 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet ekuipazhi që do të shkojë në Hënë në 2024

Për herë të parë në histori një grua do të shkojë në Hënë në vitin 2024, së bahsku me tre burra të tjerë. Lajmin e dha numri një i NASA-s, Bill Nelson, në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston. Pas misionit të fundit Apollo në 1972, amerikanët që do të shkojnë në Hënë janë;  Christina Koch, Victor Glover dhe Reid Wiseman, së bashku me kanadezin Jeremy Hansen.

Ata do të jenë në bordin e misionit Artemis II, misioni i parë i drejtuar nga programi hënor Artemis, i planifikuar për në fund të vitit 2024. Ekuipazhi do të fluturojë prapa pjesës së fshehur të Hënës, duke u shtyrë larg Tokës, që nuk e ka bërë asnjë qenie njerëzore ndonjëherë.

Misioni, që pritet të zgjasë përafërsisht 10 ditë, do të niset nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida me sistemin amerikan të super raketës Space Launch System (SLS) dhe do të shërbejë për të testuar besueshmërinë dhe sigurinë e anijes Orion, me modulin e shërbimit të ofruar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), në funksion të uljes në Hënë që pritet me misionin Artemis III për vitin 2025 ose 2026.

Presidenti i SHBA Joe Biden i kishte thënë NASA-s, duke folur për misionin Artemis tha se kthimi në Hënë ëhstë ëpr një të ardhme të re.

Advertisement

“Ne zgjedhim të kthehemi në Hënë së bashku… fëmijët që e shikojnë atë fluturim do të mësojnë emrat e atyre pionierëve të rinj. Ata do të jenë ata që do të na çojnë në të ardhmen që shpresojmë të ndërtojmë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy