Është zbuluar në Suedi depozita më e madhe europiane e metaleve të rralla, që përdoren gjerësisht në industri, nga ndërtimi i telefonave te ai i raketave.
Për momentin nuk ka asnjë minierë të këtyre metaleve në Europë dhe për Suedinë ky zbulim është një rrugëdalja për zvogëlimin e varësisë së Bashkimit Europian nga Kina. Zbulimi është konsideruar vendimtar edhe për kalimin në ekonominë e gjelbër, për shkak të kërkesës gjithnjë në rritje për makina elektrike dhe turbina ere. Në vitin 2021, rreth 98% e metaleve të rralla në BE u importuan nga Kina.
Sipas raportimeve, në Arktikun suedez janë gjetur mbi 1 milion ton metale të rralla. Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në botë, rezervat e këtyre metaleve përllogariten të jenë rreth 120 milionë tonë.
Termi metale të rralla përdoret për një grup prej 17 elementesh që përdoren për ndërtimin e një game të gjerë produktesh dhe në infrastrukturë, që janë tepër të rëndësishme për jetën e përditshme. Ato gjenden në telefonat celularë, pajisjet kompjuterike dhe trena. Por janë gjithashtu të rëndësishme për teknologjinë e gjelbër, pasi përdoren edhe për ndërtimin e turbinave të erës dhe makinave elektrike. Disa elemente përdoren edhe për pajisje ushtarake, si raketa dhe sisteme drejtimi.
Nxjerrja e këtyre metaleve është e rrezikshme dhe ka mundësi që të dëmtojë ambientin. Por kërkesa për to parashikohet të rritet me 5-fish deri në vitin 2030.
Çfarë janë metalet e rralla?
Neodymium: Përdoret për të ndërtuar magnete të fuqishëm, që përdoren në altoparlantë dhe njësitë kompjuterike, duke i bërë më të vegjël dhe më efikas. Magnetet me neodymium përdoren gjithashtu për ndërtimin e turbinave të erës dhe makinave hibride.
Lanthanum: Ky element përdoret për ndërtimin e lenteve të teleskopëve dhe kamerave, si dhe në ndriçim dhe kinema.
AdvertisementCerium: Përdoret në kataliktet e makinave dhe në procesin e rafinimit të naftës.
Praseodymium: Përdoret për krijimin e metaleve të fortë që përdoren në ndërtimin e motorëve të avionëve.
Gadolinium: Përdoret në sistemet e skanimit me rreze X dhe MRI, si dhe në ekranet e televizorëve.
Yttrium, terbium, europium: Përdoren për ndërtimin e ekraneve të televizorëve dhe kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera me ekrane. Europium përdoret edhe në ndërtimin e shufrave të reaktorëve bërthamorë.
AdvertisementBurimi: Shoqëria Mbretërore e Kimisë, Studime Gjeologjike Britanike