Zbulohet algoritmi që mund ta identifikojë koronavirusin përmes kollitjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një algoritëm është zbuluar në Shtetet e Bashkuara që përmes kollitjeve, po i identifikon njerëzit e infektuar me koronavirus.

Në bazë të testimeve, algoritmi thuhet se po ka sukses rreth 98% tek njerëzit që ishin testuar më herët dhe kanë rezultuar pozitivë. Studiuesit thonë se kanë nevojë për miratimin e një rregulloreje për ta zhvilluar më tutje aplikacionin.

Ata thanë se ndryshimi thelbësor në tingullin e një kolle tek njerëzit pa simptoma, nuk mund të përceptohej nga veshi i njeriut, shkruan BBC.

I zhvilluar në laboratorin e Massachussets, shkencëtari Brian Subirana, ka thënë se mënyra e kollitjes e persona të infektuar me koronavirus, mund të përceptohet nga algoritmi edhe nëse pacienti është asimptomatikë.

Advertisement

“Përdorimi i këtij algoritmi mund të shqyrtohet për përdorim të përditshëm, fjala vjen për studentët, punëtorët, shkollat, vendet e punës”, kanë bërë me dije studiuesit.

Ndërkohë, një projekt i punuar në Cambridge, ka bërë me dije se një algoritëm i punuar për të identifikuar infektimin me koronavirus përmes frymëmarrjes dhe kollës, kishte sukses rreth 80%.

Deri në muajin gusht, ai kishte identifikuar 459 kollitje nga personat që mund ta kishin COVID-19. Laboratori i Infektivës kishte mbledhur rreth 70 mijë mostra përmes audiove që përmbanin këtë lloj të kollitjes. Prej tyre, 2,500 janë nga njerëz me raste të konfirmuara të koronavirusit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy