YouTube ka fshirë më shumë se 30 mijë video që përmbanin dezinformata për vaksinën anti-COVID në pesë muajt e fundit, ka njoftuar vet rrjeti social.
Një zëdhënëse e YouTube ka thënë se videot përmbanin informacione të kundërta për vaksina në krahasim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ose të autoriteteve shëndetësore, raporton BBC.
Në tetor, YouTube ndaloi dezinformimin për vaksinën në një përpjekje për të mos lejuar diskreditimin e vaksinës.
Zëdhënsja shtoi se në vitin e kaluar, kishin fshirë më shumë se 800 mijë video për keqinformim rreth koronavirusit.
Advertisement
Kjo shifër përfshin më shumë sesa vetëm vaksinat, por pretendime më të gjera “të pabazuara nga mjekësia” në lidhje me virusin.