Platforma online e videove, YouTube, ka njoftuar se do t’i fshijë videot në të cilat përmbajtja dedikohet kundër vaksinës anti-koronavirus.

Gjiganti teknologjik, që udhëhiqet nga kompania “Alphabet” që ka nën pronësi edhe Google-in, ka thënë të mërkurën se po e zgjeron “politikën kundër dezinformimit për COVID-19”.

“Një vaksinë kundër COVID-19 është e pashmangshme, andaj po sigurohemi që të kemi politikat në vend të duhur për të qenë në gjendje të largojmë nga platforma dezinformatat që lidhen me vaksinat anti-COVID. Zgjerimi i politikës kundër dezinformimit për COVID-19 do të përfshijë informata specifike që nënkupton se çdo përmbajtje e cila bie ndesh me qëndrimet e ekspertëve për vaksinat anti-COVID, apo Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të hiqet nga YouTube”, thuhet në njoftim.

Aty përfshihet edhe censurimi i përmbajtjeve që thonë se “vaksinat do të mbysin njerëz apo do të shkaktojnë infertilitet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompania ka bërë të ditur se deri tash ka fshirë më shumë se 200 mijë video që lidhen me dezinformimin për koronavirusin, që nga fillimi i muajit shkurt.