Yahoo ka njoftuar se si pjesë e luftës kundër dhunës kibernetike dhe ngacmimit, ajo do të fshijë komentet dhe mesazhet që përmbajnë urrejtje dhe shpifje nga faqja e saj në Japoni duke përdorur inteligjencën artificiale.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, përfaqësuesit e Yahoo në Japoni kanë vendosur të zgjerojnë shërbimet e tyre të kontrollit të shprehjes në internet si pjesë e luftës kundër ngacmimit kibernetik, me rekomandimin e një ekipi ekspertësh.
Një listë e fjalëve dhe termave që do të identifikohen si dashakeqe do të publikohen së shpejti, si dhe rregullat dhe kriteret për fshirjen e këtyre fjalëve. Sipas asaj liste, komentet që janë regjistruar si të dëmshme nga inteligjenca artificiale do të hiqen automatikisht.
Për të siguruar lirinë e shprehjes, Yahoo do të pranojë pyetje dhe ankesa nga përdoruesit, komentet e të cilëve janë hequr dhe do të publikojë rregullisht raporte që detajojnë mesazhet e fshira si dhe rregullat për heqjen e tyre.
Përfaqësuesit e kompanisë theksuan se qëllimi i këtij projekti është parandalimi dhe ndalimi i komenteve dhe postimeve të dëmshme.
Sipas Kyodo, Yahoo i miratoi këto masa pasi akuzat në publik u shfaqën se dhuna kibernetike dhe ngacmimi çuan në vdekjen e mundësit dhe aktores profesioniste 22-vjeçare Hana Kimura.
Sipas burimeve të policisë, besohet se rreth 300 mesazhe që ajo mori çuan në vdekjen e saj.