Romë, 2 nëntor – Yahoo sjell smartfonin e tij të parë në treg për pak dollarë.
Kompania e blerë nga operatori celular amerikan ”Verizon” nxori ”Yahoo Mobile Zte Blade A3Y”, një pajisje e nivelit fillestar të prodhuar nga kompania kineze ”Zte” në SHBA.
Smartfoni kushton rreth 50 dollarë dhe u ofrohet përdoruesve të ”Yahoo Mobile”.
Portali historik i internetit, i lindur 26 vjet më parë në Sunnyvale, Kaliforni, që nga marsi i kaluar është në fakt gjithashtu një operator celular virtual, i cili mbështetet në rrjetet 4G të ”Verizon”.
Ofron një plan të vetëm me të dhëna të pakufizuara, thirrje dhe mesazhe me tekst për 40 dollarësh në muaj.
Smartfoni në ngjyrë vjollcë ka një ekran 5,45 inç, një kamerë të pasme 8 megapiksel dhe një kamerë të përparme 5 megapiksel.
Procesori është një Mediatek, me 2 GB Ram dhe 32 GB memorie të brendshme të zgjerueshme.
Bateria prej 2,660 mAh është e lëvizshme. Pajisja ka instaluar paraprakisht aplikacionet Yahoo , nga posta elektronike te moti, transmetimi i lajmeve, sporteve dhe financave/ANSA.