Prodhuesi gjigant kinez i teknologjisë, Xiaomi, ka prezantuar sot gjeneratën e tretë të kamerës nënekran.
Ky prodhues, për këtë lloj teknologjie të kamerës kishte paralajmëruar në qershor të vitit të kaluar, shkruan neowin, transmeton KOHA. Që atëherë, Xiaomi ka punuar në avancimin e kësaj teknologjie dhe tani thotë se është e gatshme për prodhim masiv të telefonave të mençur me kamerën nënekran nga viti 2021.
Gjithashtu, smartfoni i parë i Xiaomit që do të përdorë gjeneratën e tretë të kamerës nënekran pritet të debutojë vitin e ardhshëm.
We’re proud to present the latest masterpiece from our Xiaomi engineers: 3rd Generation Under-Display Camera Technology! True full-screen displays are just around the corner! We're planning on putting this into mass production next year. Stay tuned! #InnovationForEveryone pic.twitter.com/DrKeL8wZUg
Advertisement— Shou Zi Chew (@ShouZiChew) August 28, 2020