Whatsapp gati të publikojë versionin e ri, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 Janarit
Version i ri i aplikacionit WhatsApp që do të jetë i aksesueshëm pas datës 1 Janar 2020 nuk do të mund të përdoret në disa celularë smart.
Sipas detajeve të zbuluara nga kompania, Whatsapp nuk do të përdoret tek pajisjet e vjetra Android dhe iPhone dhe të gjithë përdoruesit do të detyrohen të ndryshojnë sistemin e tyre operativ celular ose të blejnë një smartphone të ri.
Çdo iPhone që nuk ka versionin iOS 9 ose më të ri, ose çdo telefon që nuk suporton dot të paktën Android 4.0.3 nuk do të mund të hapë aplikacionin në pronësi të Facebook.
Kjo do të thotë që të gjitha modelet e iPhone deri në iPhone 4 nuk do të jenë në gjendje të mbështesin ËhatsApp.
Shumica e dy miliardë përdoruesve të WhatsApp në të gjithë botën nuk do të preken nga ndryshimi, megjithëse ka të ngjarë të përfshijë disa milion njerëz në të gjithë botën.
Telefonat Android që do të humbasin programin e WhatsApp përfshijnë Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.
Lista e telefonave nuk do të kenë mundësi të përdorin ËhatsApp më 1 janar 2021: iPhone 1-4, Samsung Galaxy S2, HTC Desire, LG Optimus Black, Motorola Droid Razr dhe çdo telefon me sistem android të prodhuar para vitit 2010.