Platforma e bisedave WhatsApp ka bërë të ditur se do të vazhdoj të kryejë përditësimet e politikave të privatësisë.

Sipas WhatsAPP, përditësimet do të bëhen duke lejuar përdoruesit që të lexojnë “me hapat e tyre” dhe po ashtu do të shfaqe një banderolë për të shtuar informata shtesë, shkruajnë mediat e huaja.

Në janar të këtij viti, kjo platformë e mesazheve kishte informuar përdoruesit e saj se ishte duke përgatitur një politikë të re të privatësisë përmes së cilës do të mund të shpërndaheshin të dhëna të kufizuara të përdoruesve me Facebook-un dhe kompanitë e tjera të saj.

Njoftimi i WhatsApp për përditësimin e politikave të privatësisë vjen vetëm pak pasi “babai” i tij Facebook-u ka bllokuar përmbajtjet e lajmeve në Australi gjë që shkaktoi reagime të shumta tek publikuesit dhe politikanët atje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";