Si cdo vit, aplikacioni i WhatsApp është përgatitur të shkëputet nga verionet e vjetra të sistemit operativ Android dhe iOS, sic shkruan vanityfair.it.
Për këtë arsye, për pasojë, disa pajisje rrezikojnë të mos jenë më në gjendje të përdorin si duhet një nga aplikacioneve më të populluara në botë pasi do të ndalojë së punuari ose mund të vazhdojë por me defekte, ngadalësime dhe ndrprerje që në fund e bëjnë të padobishëm.
Këtë vit, ndryshimi ka të bëjë veçanërisht me versionet para Android 4.0.3 dhe iOS 9. Kushdo që monton në telefonin e tij një version më të hershëm se ai 9 apo edhe vetëm 4.0.2 të Apple, me pak fjalë, rrezikon të mos jetë në gjendje të bisedojë më.
Nga ana tjetër, shumë karakteristika të reja që vijnë vitin e ardhshëm në shumë telefona do ta bëjnë aplikacionin edhe më të sofistikuar dhe të rafinuar.