Astronautja, Wang Yaping, u bë gruaja e parë kineze që eci në hapësirë pasi ajo është pjesë e një ekipi që po punon në ndërtimin e stacionit hapësinor Tiangong.
Autoritetet kineze, më 8 nëntor, thanë se 41-vjeçarja Wang dhe kolegu i saj Zhai Zhigang, 55 vjeç, dolën nga moduli për të instaluar një pajisje në pjesën e jashtme të stacionit hapësinor.
Pas uljes së një sonde në Mars dhe dërgimin e sondave tjera në Hënë, projekti Tiangong është pjesë e përpjekjes së Kinës për t’u bërë një fuqi hapësinore.
“Është shënuar aktiviteti i parë jashtë anijeve hapësinorë të ekuipazhit Shenzhou-13, dhe është gjithashtu i pari në historinë hapësinore të Kinës që përfshin pjesëmarrjen e një gruaje”, tha Agjencia Hapësinore kineze në një deklaratë.
“I gjithë procesi ishte i suksesshëm”, shtoi agjencia.
Stacioni Tiangong pritet të operojë në hapësirë për të paktën 10 vjet./R.E.L