Njësia e kamionëve Volkswagen Traton po merr përsipër prodhuesin amerikan të kamionëve Navistar International Corp për 3.7 miliardë dollarë.
Finalizimi i marrëveshjes vjen pasi Traton ra dakord më 16 tetor për të rritur ofertën për Navistar nga 43 në 44,50 dollarë për aksion.
Marrëveshja që sjell Navistar së bashku me markat e kamionëve MAN, Scania dhe Volkswagen është në përputhje me trendet në industrinë e kamionëve, e cila po kërkon mënyra për të ndarë kostot e zhvillimit të teknologjisë me shkarkime të ulëta.
Pëlqimi i aksionarëve kryesorë
Traton tashmë ka një aksion prej 16.7 përqind në Navistar dhe me çmimin e rritur të ofertës, ai do të paguante rreth 3.7 miliardë dollarë për aksionet e Navistar që nuk i zotëron ende, duke vlerësuar biznesin e SH.B.A.-së në tërësi me afro 4.4 miliardë dollarë.
Aksionarët kryesorë të Navistar, duke përfshirë Icahn Capital LP dhe MHR Fund Management LLC, kanë rënë dakord të votojnë për marrëveshjen, tha prodhuesi i kamionëve në një deklaratë të veçantë.
Grupi Volkswagen do t’i japë Traton një hua 3.3 miliardë euro për të financuar marrëveshjen.
Kredia do të shlyhet gjatë 12 deri në 18 muajve të ardhshëm.