Vodafone do të investojë në STEM dhe në aftësitë digjitale për të rinjtë shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodafone do të investojë në STEM dhe në aftësitë digjitale për të rinjtë shqiptarë

Vodafone Group do të investojë 20 milionë euro në financimin e iniciativave për të inkurajuar aftësitë dhe edukimin digjital tek të rinjtë.

Investimet do të kryhen në Shqipëri, Rumani, Gjermani, Greqi, Çeki dhe në disa vende të tjera të Europës. Synimi është që ky program t’iu ofrojë mbështetje 16 milionë studentëve deri në vitin 2025.

Programet e edukimit do të zbatohen në partneritet me OJF e organizata bamirësie dhe do t’i ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre në teknologjitë digjitale.

Nick Read, CEO i Vodafone Group, u shpreh: “Vodafone është krenar që mbështet zhvillimin e aftësive digjitale dhe edukative në komunitetet ku vepron, përmes ekspertizës në telekomunikacion e teknologji.”

Advertisement

Në Shqipëri, Vodafone do të nisë së shpejti projektin Generation Next i cili konsiston në kurset e STEM-it (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), një platformë kjo, ku të rinjtë e apasionuar pas shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës mund të marrin njohuri digjitale aq të rëndësishme për të ardhmen e tyre profesionale.

Të rinjtë dhe aftësimi i tyre në njohuritë digjitale, është një prej fokuseve kryesore të kompanisë. Vetëm gjatë pandemisë, Vodafone Albania nëpërmjet projektit #RedForKids të Fondacionit Vodafone, mundësoi dhurimin e 15,000 tabletave dhe pajisjeve digjitale për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg aksesit online dhe orëve të mësimit në platformat digjitale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy