Kriptovaluta Bitcoin ka dal si rival i arit dhe çmimi i kësaj kriptovalute mund të arrijë deri në 146 mijë dollarë, nëse konfirmohet si një aset i sigurt, ka thënë sot banka e investimeve JPMorgan (JPM).
Interesimi në kriptovalutën më të madhe në botë është rritur në muajt e fundit. Nxitimi për të investuar ka çuar deri te trefishimi i vlerës në gjashtë muajt e fundit. E arriti kulmin më 2 janar, kur vlera e një Bitcoini arriti në 34.800 dollarë, raporton Reuters.
“Konkurrenca e Bitcoinit me arin ka filluar tashmë në mendjen tonë”, është thënë nga strategët bankarë të Wall Street, ndërsa kanë përmendur 7 miliardë dalje nga ari dhe më shumë se 3 miliardë hyrje në Grayscale Bitcoin Trust.
JPMorgan ka thënë se Bitcoini me shumë gjasë do ta lë në hije arin, për shkak të preferencës së të rinjve për “arin digjital”.
Nëse e arrin këtë atëherë vlera e Bitcoinit mund të arrijë deri në 146 mijë dollarë.
Ndërkohë volumi i tregtisë në shkëmbime të kriptovalutave ka arritur rekord ditor dje, me mbi 68 miliardë dollarë.