Interneti ka transformuar jetët e njerëzve në një mënyrë të jashtëzakonshme dekadat e fundit. Teknologjia vijon të përmirësohet dita-ditës dhe kërkuesit kanë vendosur një rekord të ri për shpejtësinë e internetit.
Ata arritën të vendosnin një shpejtësi prej 178 terrabits-e për sekondë gjatë dërgimit të disa informacioneve. Rekordi i mëparshëm ishte 5 herë më i ngadaltë.
Ishin disa shkencëtarë në Japoni që bënë arritjen e jashtëzakonshme. Me shpejtësinë e re mund të shkarkohen 1500 filma 4K në sekondë, të cilat kanë një madhësi prej 15 Gigash.
Sipas Science Alert, rekordi i ri mund të përdoret shumë kollaj edhe tek përdoruesit e thjeshtë. Për shkencëtarët që vendosën rekordin, shpejtësia e internetit mund të përçohet edhe përmes fibrave optike.