Elon Musk njofton se ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen për blerjen e kompanisë Twitter. Motivi vjen pas zbulimit të disa të dhënave të cilat treguan se llogaritë e rreme të rrjetit social përbëjnë rreth 5% të përdoruesve në total.

Kjo gjë ndikoi menjëherë në bursa, ku sipas Bloomberg, aksionet e Twitter pësuan një rënie shumë të madhe ndërsa ato të Tesla-s u rritën me të paktën 4.9%.

Një raport i publikuar të hënën thotë se llogaritë e rreme ose spam përbënin rreth 5% të përdoruesve aktivë të Twitter.  “Spam bots”, profilet që rinisin automatikisht tweet-et e tjera dhe që nuk përfaqësojnë përdoruesit e vërtetë, ishin në shënjestrën e Musk që në fillim të negociatave.

Shefi i Tesla-s kishte njoftuar planet për të eliminuar këto profile të rreme dhe nuk është e qartë për momentin se çfarë do të ndodhë dhe nëse marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh e mund të jetë vërtet në rrezik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";