Vaksina e Universitetit të Oksfordit, 70% efektive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksina e Universitetit të Oksfordit, 70% efektive

Vaksina kundër koronavirusit, që është duke u zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, ka rezultuar 70% efektive. Studiuesit e Oksfordit kanë punuar me vaksinën për rreth 10 muaj dhe në prova janë paraqitur më shumë se 20 mijë vullnetarë.

 

Kur vullnetarëve ju dhanë dy doza të larta të vaksinës, mbrojtja ishte 62%. Por efektiviteti u rrit në 90% kur njerëzve ju dha një dozë e ulët dhe një e lartë. Ende nuk është e qartë se pse ekziston ky ndryshim. Megjithatë, Prof. Andrew Pollard u shpreh i kënaqur me rezultatet.

 

Advertisement

Megjithatë, ka ende hapa drejt sigurisë maksimale. Dhe shkencëtarët janë optimistë se në ditët në vijim, vaksina do të përsoset dhe do të arrihet mbrojtja deri në 90%. Kryeministri britanik, Boris Johnson u shpreh i emocionuar për lajmin.

 

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka porositur paraprakisht 100 milion doza të vaksinës së Oksfordit, mjaftueshëm për të imunizuar 50 milion njerëz.

 

Advertisement

Më herët ishin vaksinat Pfizer dhe Moderna që treguan 95% mbrojtje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy