Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar “qentë robotë”, të cilët janë planifikuar të shërbejnë në sigurinë e bazave tokësore, krahas testimit të Sistemit të Avancuar të Menaxhimit të Betejave, i cili përfshin shumë teknologji digjitale, transmeton Anadolu Agency.

Forcat Ajrore testuan Sistemin e Avancuar të Menaxhimit të Betejave, i cili do të sigurojë një rrjet të mbledhjes dhe ndarjes së të dhënave në kohë reale midis forcave amerikane në rajone të ndryshme.

Në teste, ku u provuan detektimi i imitimeve të raketave lundruese ruse dhe gjuajtja e tyre në ajër, u testuan sistemet 5G, 4G, sistemet e të dhënave “cloud”, inteligjenca artificiale dhe qarkullimi në kohë reale i të dhënave duke përdorur teknologji të reja.

Testet janë zhvilluar nga 60 ekipe në 70 rajone të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Testimi i robotëve katërkëmbësh të zhvilluar nga Ghost Robotics, të njohur si qenë robotë, janë testuar në Bazën Ajrore Nellis në Nevada.

Robotët e tipit “Vision 60” të kompanisë janë zhvilluar si pjesë e Sistemit të Avancuar të Menaxhimit të Betejave për të kryer shumë detyra, si zbulimi, detektimi dhe hartëzimi në afërsi të bazave ushtarake.

Siç thuhet, roboti, i cili ka një dizajn të afërt me strukturën ergonomike të qenit, është më i përparuar sesa mjetet tokësore pa pilot të përdorura më parë për sa i përket fleksibilitetit dhe shpejtësisë, si dhe aftësisë së transferimit të të dhënave digjitale.

Pentagoni planifikon të shpenzojë 3,3 miliardë dollarë për pesë vjet për zhvillimin Sistemit të Avancuar të Menaxhimit të Betejave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";