Në fotogalerinë e mësipërme shfaqet një urë spektakolare prej xhami e ndërtuar në Kinë, e cila është kthyer në një prej destinacioneve më të frekuentuara për turistët dhe që nuk rekomandohet të kalohet nga njerëzit me zemër të dobët.
Struktura e veçantë quhet ura “Ruyi” dhe kur fotot e para dolën në rrjetet sociale, shumë njerëz shpreheshin se ajo nuk ishte e vërtetë.
Ura qëndron mbi një lartësi prej 140 metrash dhe lidh dy shkëmbinj. Bazamenti i saj është prej xhami, i cili për të thënë të drejtën është shumë rezistent, por që për shumë turistë kalimi i saj duket një sipërmarrje tepër e frikshme dhe e vështirë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";