Emri i thotë të gjitha. “I Am Jesus Christ” (Unë jam Jezu Krishti). Kështu quhet çmenduria e fundit në industrinë e videolojërave që ka shkaktuar polemika.

E njoftuar në vitin 2019, krijuesit e lojës më në fund kanë konfirmuar se kur do të mund ta luajmë për herë të parë. Nëpërmjet një traileri të ri dhe blasfemues, djemtë e SimulaM kanë njoftuar se më 1 dhjetor 2022 do të lançojnë një lloj “demo” në Steam që ata e përshkruajnë si “një version të shkurtër të lojës”, në të cilën mund të “eksploroni Nazaretin e lashtë dhe mënyrën e jetesës së asaj kohe”.

Në “I Am Jesus Christ” do të ketë çdo gjë: mrekulli, ringjallje, shumim peshku dhe shumë gjëra të tjera.

“Do të zhyteni në kohët e vjetra dhe do të ndiqni të njëjtën rrugë që ndoqi Jezu Krishti 2000 vjet më parë. Që nga koha kur u pagëzua deri në vdekjen e tij dhe ringjalljen e mëvonshme. A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të ishe si Ai, më i fuqishmi në planet?”, lexohet në përmbledhjen e distributorit të videolojës, “PlayWay”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I Am Jesus Christ” do të jetë një lojë “open ëorld”, me “më shumë se 30 mrekulli” për të bërë, “aftësi të veçanta” dhe të gjitha situatat nga Dhiata e Re. Zhvilluar në Unreal Engine 5, loja ka më shumë se 60 personazhe nga Bibla dhe do të ketë kapituj të tillë si kryqëzimi i Jezusit apo ringjallja e tij.