Uashingtoni i ka vendosur sanksione një instituti kërkimor rus lidhur me një program të rrezikshëm kompjuterik që shkakton dëme të mëdha industriale.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se Instituti Qëndror i Kërkimit Shkencor të Kimisë dhe Mekanikës, i mbështetur nga qeveria ruse, ishte përgjegjës për “projektimin” e një programi që mundësoi sulmin kibernetik.

Sulmi thuhet se kishte synim vjedhjen e të dhënave ose mbajtjen e tyre për arsye të caktuara, ndërsa Reuters shkruan se synim ishte edhe dëmtimi fizik i vetë objektit duke çaktivizuar sistemin e tij të sigurisë.

Nathan Brubaker, analist në kompaninë e sigurisë kibernatike FireEye, që zbuloi programin e përfshirë, ka thënë se ai ishte i punuar në mënyrë unike sepse çaktivizimi i sistemeve të sigurisë, mund të shkaktonte pasoja katastrofike si shpërthim apo zjarr.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Natyra e mënyrës së kërcënimit e bën atë të frikshme”, deklaroi Braubaker.

Ambasada ruse në Uashington ka mohuar akuzat duke thënë se sulmi i tillë nuk kishte të bënte me të.