Një raketë e kompanisë SpaceX shpërtheu rreth 10 minuta pasi u ul në sipërfaqen e tokës, edhe pse arriti të ngjitej gati në 10 kilometra lartësi në fluturimin e parë testues.
Teknikët dyshojnë se një rrjedhje gazi ishte arsyeja e shpërthimit të raketës Starship. CEO i kompanisë, Elon Musk, e quajtur testin një sukses, pasi rakete SN10 u ul pa probleme, ndryshe nga prototipat e mëparshëm, SN8 dhe SN9.
SpaceX thotë se ka në plan t’i përdorë raketat Starship për disa qëllime, mes të cilave edhe mundësimi i udhëtimit nga një qytet në tjetrin me shpejtësi ekstreme dhe më vonë, dërgimin e njeriut të parë në mars. Për këtë projekt, Elon Musk, ka thënë se synon ta realizojë edhe më parë se NASA.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";