Rrjeti social Twitter ka nisur të hënën platformën Birdwatch që synon t’i parandalojë dhe luftojë lajmet e rreme që publikohen në këtë rrjet.

Birdwatch aktualisht është në pilot projekt i drejtuar nga komuniteti, duke lejuar përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbajnë “shënime” për disa ‘cicërima’ që do publikohen në pjesë të ndryshme të rrjetit. “Shënimet” do shërbejnë që më pas postimet e rreme në Twitter të evidentohen dhe të eliminohen.

Qasja e platformës Birdwatch është e modelit moderues të Twitter ku postimet e tilla do etiketohen.

Twitteri muajve të fundit ka kryer një varg aksionesh në luftimin e postimeve të rreme apo atyre që nxisin dhunë. Ndër rastet që më së shumti ka bërë bujë ishte bllokimi dhe mbyllja e llogarisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nën arsyetimin se ka nxitur përleshje në Capiol.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";