Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, Steve Bannon është suspenduar nga Tëitteri mbi thirrjet për dhunë, teksa po mbahen zgjedhjet presidenciale.
Banon tha se kur të rizgjedhet president Trumpi, ai duhet të shkarkoj ekspertin për sëmundje ngjitëse duke bërë thirrje për dhunë ndaj tyre.
Ky veprim i Twitterit vjen pasi kompanitë e teknologjisë vazhdojnë të shtypin dezinformatat në rrjetet sociale.
Facebooku ka bllokuar një grup të madh i cili pretendohet se paraqiste mashtrim, raporton BBC.
Bannon ka publikuar një video të enjten në Facebook, Youtube dhe Twitter përmes së cilës tha se Anthony Fauci dhe drejtori i FBI-së, Christophen Wray duhet të shkarkohen nga Trumpi pas rizgjedhjes së tij, duke shtuar edhe se ata duhet t’i nënshtrohen dhunës.
Facebooku dhe Twitteri ka hequr videon, ndërsa Twitteri lëshoi pezullim të plotë të llogarisë së tij, për shkelje të politikave dhe thirrjes për dhunë.
Twitteri përmes një deklarate ka thënë se llogarinë e tij nuk e ka ndaluar për një kohë, por e ka suspenduar përgjithmonë.