Twitteri ka bllokuar përkohësisht një llogari që besohet të ketë qenë e lidhur me zyrën e liderit suprem të Iranit, pasi nga ajo ishte bërë një postim kërcënues ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Fotomontazhi i postuar, shpërfaqte pamjen e Trumpit duke luajtur golf nën hijen e një aeroplani luftarak apo droni të madh. Poshtë fotografisë shkruhej: “Hakmarrja është definitive”.

Në një përgjigje për AP-në, një zëdhënës nga Twitteri tha se llogaria ishte e rremë dhe se shkelte rregullat e saj.

Llogaria e dyshuar “@khamenei_site”, besohet të jetë e lidhur me zyrën e liderit iranian sepse në të shumë shpesh publikoheshin pjesë nga fjalimi i tij dhe përmbajtje të tjera zyrtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";