Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompanisë kineze ‘ByteDance’ 90 ditë që të tërhiqet nga çdo aset që ka mbështetur rrjetin social TikTok në SHBA.

Në urdhrin e Trumpit thuhet se ka prova përmes së cilave besohet se ‘ByteDance’ mund të ndërmarrë veprime që kërcënojnë sigurinë nacionale të SHBA-së.

Trumpi javën e kaluar kishte dhënë urdhër të ndalimit porse mbeti e paqartë se çfarë do të ndodhte me 100 milionë përdoruesit amerikanë të aplikacionit, kryesisht adoleshentë.

Aktualisht, Microsoft është në bisedime për të blerë aksione të TikTok-ut, raporton AP.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht, Trump i ka dhënë 45 ditë që të ndaloj të gjitha transaksionet e kompanisë kineze në SHBA, por se ky afat është shtyrë në 90 ditë.