Fëmijët janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rrezikut nëse interneti është i pasigurt.
Bota e madhe e lundrimit online sjell kontakte me njerëz, ngjarje apo argëtime që sipas ekspertëve janë alarmuese: ato përfshijnë që nga tendencat e pedofilisë, aktet ekstreme e deri tek prirjet për dhune.
Ngjarja më e fundit që bëri jehonë edhe në mediat italiane ishte ajo e një djali 11 vjeçar në Napoli, i cili u hodh nga tarraca e pallatit ku banonte. Ai kishte lënë një shënim për prindërit ku tregonte se kishte ndjekur udhëzimet e një loje në internet.
Loja përfshin një personazh të quajtur Galindo, i cili targeton fëmijët online dhe i sfidon ata të realizojnë një sërë veprimesh të dëmshme.
Por ky rast nuk është i rasti i vetëm i ngjarjeve tragjike që vijnë për shkak të lojërave të rrezikshme dhe përmbajtjeve të pakontrolluara që fëmijët ndeshen në internet. Autoritetet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën, kanë krijuar struktura të posaçme për hetimin e abuzimeve të kësaj natyre
Megjithatë ka një zgjidhje që vjen nga teknologjia. Tring ka krijuar platformën “Tring Safe Internet” për të ofruar internet të sigurt për këdo.
Më anë të këtij shërbimi ju mund të krijoni një llogari individuale ku mund të përcaktoni filtrat që dëshironi të mbani dhe nga se do të ruheni.
Tring Safe Internet është konceptuar posaçërisht për të ndihmuar në krijimin e një bote virtuale më të sigurt për të gjithë dhe ofron Mbrojtje nga Malware dhe Kontrollet Prindërore në saj të Filtrimit të përmbajtjes
The post Tring ofron internet të sigurtë/ Platforma lejon prindërit të kontrollojnë fëmijët appeared first on Vizion Plus.