Aplikacioni për video të shkurta TikTok ka ndalur funksionimin në Hong Kong, sipas një lajmërimi të postuar në faqen e tyre të internetit.

Kompania paralajmëroi këtë vendim në fillim të javës pasi që Kina vendosi një ligj të ri sigurie në qytetin e Hong Kongut, shkruan BBC.

Ky ligj ka kufizuar liritë në këtë territor gjysmë autonom, duke rritur brengat se edhe mediat sociale do të mbikëqyren nga qeveria.

Edhe kompanitë tjera të mediave sociale si Facebook dhe Twitter janë duke e rishikuar funksionimin e platformave të tyre në Hong Kong.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

TikTok është qortuar nga SHBA dhe shtete tjera për shkak të brengave se mund të ndanë të dhënat e përdoruesve me autoritetet Kineze.

TikTok ka rritur popullaritetin gjatë mbylljeve të shkaktuara nga koronavirusi me rreth 315 milionë njerëz që shkarkuan aplikacionin në vetëm tre muajt e parë të këtij viti, sipas një hulumtimin nga kompania Sensor Tower, transmeton KOHA.

Sekretari i shtetit i SHBA-së Mike Pompeo dhe një anëtar i parlamentit Australian kanë sugjeruar se ky aplikacion duhet të vëzhgohet më mirë për shkak politikave të saja për të dhënat dhe politikave të privacisë ngase qendra e tyre është në Kinë.

Pompeo ka ndaluar që punonjësit e departamentit të shtetit të shkarkojnë këtë aplikacion dhe sugjeroi që të ndalohet edhe në tërë SHBA-të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sidoqoftë kjo kompani ka mohuar se paraqet ndonjë rrezik sigurie për përdoruesit.

‘TikTok udhëhiqet nga një drejtor Amerikan, me qindra e mijëra të punësuar dhe udhëheqës të përgjegjshëm sa i përket çështjes së sigurisë, produkteve dhe politikave publike këtu në SHBA. Prioriteti ybë kryesor është promovimi i një aplikacioni të sigurt për përdoruesit tanë”, tha një zëdhënës për këtë kompani.