Theu rekordin e Bugatti Chiron, njihuni me makinën më të shpejtë në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Theu rekordin e Bugatti Chiron, njihuni me makinën më të shpejtë në botë

Barriera e 500 km/h e shpejtësisë maksimale për një makinë është kapërcyer. SSC Tuatara është makina më e shpejtë në botë, pasi arriti në rrugë një shpejtësi prej 508,73 km/h, duke thyer kështu rekordin që mbahej nga Bugatti Chiron (490,484 km/h), rekord i regjistruar në pistë.

Piloti Oliver Webb e ka regjistruar këtë rekord në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SSC Tuatara bëri vajtje-ardhje një rrugë 10 km të gjatë, duke shënuar shpejtësitë 484,53 km/h dhe 532,93 km/h, për një mesatare prej 508,73 km/h, që do të jetë shpejtësia e regjistruar si rekord.

Pas regjistrimit të rekordit, piloti tha: “Makina mund të jepte edhe më shumë nëse do të ishin kushtet e favorshme. Era na pengoi të ishim edhe më të shpejtë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy