Gjiganti i veturave elektrike, Tesla, tani do të pranojë kriptovalutën bitcoin si pagesë për shitjen e veturave të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar shefi ekzekutiv i kompanisë, në Twitter.

Opsioni për blerjen me kriptovalutë tashmë figuron në uebfaqen e kompanisë.

Elon Musk ka thënë se opsioni për blerje me BTC do të jetë në dispozicion edhe në shtetet tjera “më vonë gjatë vitit”.

Njoftimi i ri vjen pasi kompania investoi më herët 1.5 miliardë dollarë në kriptovalutë. Atë kohë, BTC-ja u ngrit në shifra rekorde. Aktualisht një e tillë kushton rreth 56 mijë dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";