Tesla është përfshirë sërish në një aksident të rëndë, këtë herë në Kaliforni, ku një defekt në sistemin autonom të asistencës në drejtimin e mjetit, i mori jetën shoferit në vendin e ngjarjes.

Ndërsa kompania ka nisur hetimet për rastin përkatës, shumë prototipe të modeli S të Teslës u tërhoqën nga tregu, deri në përfundimin e tyre.

U deklarua se aksidenti me një kamion zjarrfikës dhe një Tesla të modelit 2014 në rajonin Contra Costa të Kalifornisë ishte aksidenti i 17-të fatal i këtij modeli elektrik, si pasojë e të cilit, një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërsa NHTSA ka hapur më shumë se 36 hetime për Tesla që nga viti 2016, dyshohet se sistemi autonom i drejtimit është përdorur në 20 prej këtyre aksidenteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas incidentit, Tesla tërhoqi më shumë se 362,000 automjete në Shtetet e Bashkuara për të përditësuar funksionin e saj të drejtimit plotësisht autonom.

Në Uashington, zyrtarët po diskutojnë për shtrëngimin e rregullave për automjetet dhe teknologjitë autonome.