“Telefonat në të ardhmen do t’ju lajmërojnë se keni pirë mbi normën e lejuar”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Telefonat në të ardhmen do t’ju lajmërojnë se keni pirë mbi normën e lejuar”

Disa studiues kanë zbuluar se në të ardhmen telefonat mund të zbulojnë kur keni pirë shumë dhe a ju lejohet të vozisni me atë sasi alkoli që keni konsumuar dhe kjo do të bëhet duke monitoruar ecjen tuaj.

Studiuesit amerikanë përdorën sensorë në telefona për të zbuluar kur dikush ishte mbi kufirin ligjor të lejimit të pijes dhe ishin në gjendje ta bënin këtë me saktësi rreth 90% kur përdoruesit ecën vetëm 10 hapa në studimin nga Universiteti i Pitsburgut. Shkencëtarët shpresojnë se zbulimi mund të përdoret për të zhvilluar alarmet e pajisjeve, të tilla si duke u kërkuar njerëzve që të mos vozisin ndërsa janë të dehur.

“Ne kemi sensorë të fuqishëm që i mbajmë me vete kudo ku shkojmë,” tha studiuesi kryesor Brian Suffoletto.
Ai tha se duhet të mësojmë se si t’i përdorim ato për t’i shërbyer më mirë shëndetit publik. Studimi kishte 22 pjesëmarrës të moshës 21 deri 43 vjeç, të cilëve i’u dha një vodka dhe lëng portokalli çdo orë.

Me një telefon në xhep, pjesëmarrësit kryen një ecje në këmbë çdo dy orë, duke ecur në vijë të drejtë për 10 hapa, duke u kthyer rreth dhe duke ecur mbrapa. Rreth 90% të kohës, studiuesit ishin në gjendje të identifikojnë ata që tejkalojnë kufirin e pijes përmes ndryshimeve në ecje që dalloheshin nga telefonat.

Advertisement

“Kam humbur një mik të ngushtë në një aksident sepse po voziste i dehur dhe si një mjek urgjence, kam parë pafund të aksidentuar në gjendje të dehur. Për shkak të kësaj, unë kam 10 vite që mundohem të gjej diçka për të parandaluar vdekjet dhe dëmtimet që lidhen me konsumimin e tepërt të alkoolit.” tha Suffoletto.

Megjithëse ky është një studim i vogël paraprak, shkencëtarët shpresojnë se ai krijon një themel për kërkime të mëtejshme.
“Ky është një studim i kontrolluar, por në çdo aplikim publik më të gjerë, ju do të duhet të merrni parasysh se si këto të dhëna mblidhen dhe përdoren,” tha profesori Daniel Dresner, një ekspert i sigurisë kibernetike në Universitetin e Mançesterit.
Është e rëndësishme të zbulohet se si mund të adaptohet kjo shkencë në të ardhmen.

A mund të lidhet me makinën, kështu që nuk do t’ju lejojë të vozitni?

A do ta paralajmërojë një mik apo autoritetet nëse nuk duhet të vozitësh? Këto mbeten për t’u parë.

Advertisement

“Në pesë vjet, unë do të doja të imagjinoja një botë në të cilën nëse njerëzit dalin me miqtë dhe pinë në nivele të rrezikshme, ata marrin një alarm në shenjë paralajmërimi dhe u dërgohen strategji për t’i ndihmuar ata të ndalojnë pirjen dhe t’i mbrojnë ata nga aksidentet apo çdo lloj veprimi që mund të bëjnë ndërkohë që janë të dehur.” tha Suffoletto.

Gjetjet u botuan në Gazetën e “Studimeve mbi Alkoolin dhe Drogat”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy