Përdoruesit e iPhone së shpejti do të jenë në gjendje të zhbllokojnë telefonët e tyre pa pasur nevojë të heqin maskat e fytyrë. Por, për këtë atyre do iu duhet një pajisje shtesë Apple.

Gjiganti i teknologjisë po teston programin e ri iOS që do të lejojë njerëzit të zhbllokojnë Face ID, nëse ata mbajnë edhe një Apple Watch.

Për qëllime sigurie, përditësimi do të funksionojë vetëm për të zhbllokuar telefonin, dhe përdoruesit do të duhet akoma të shkruajnë kodin për të bërë transaksione përmes Apple Pay, App Store ose iTunes nëse mbajnë maskë.

Më së shumti, përditësimi shihet si një hap tjetër përpara për të mbështetur mbajtjen e maskave gjatë pandemisë dhe një nxitje e mundshme për klientët e Apple për të blerë një orë inteligjente, ose të paktën të përdorin atë që kanë më shpesh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";