Quadrantids, një shi meteorësh i cilësuar si më i miri i vitit pritet që të arrijë pikun javën e ardhshme. Sipas parashikimeve, në qiellin e natës do të bien deri në 110 “yje” në orë.

Shfaqja spektakolare është e njohur për prodhimin e meteorëve të shndritshëm “top zjarri” të cilët lënë shpërthime të mëdha drite dhe ngjyrash që zgjasin më shumë se brezat mesatarë të meteorëve.

Ndryshe nga shumica e shirave të meteorëve, të cilët e kanë origjinën nga mbetjet e lëna pas nga kometat, Quadrantids vijnë nga asteroidi 2003 EH1, i parë e i vëzhguar nga astronomët kinezë më shumë se 500 vjet më parë.

Edhe pse ka nisur që të enjten, Quadrantids konsiderohet si shiu i parë i meteorëve i çdo viti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";