Ferrari ka prezantuar një supermakinë, me një motor prej 1000 kuajsh fuqi, por që nuk mund të blihet nga askush. Arsyeja është se marka e famshme italiane e ka “prodhuar” këtë mjet vetëm për 25-vjetorin e video-lojës Gran Turismo.
Ferrari Vision Gran Turismo ka një pamje të jashtme shumë të “egër”, kjo edhe për faktin se krijuesit e saj nuk kanë pasur kufizimet që kanë kur prodhojnë një Ferrari të vërtetë.
Shpejtësia maksimale e kësaj makine do të jetë 350 km/h.
Prototipi në përmasa reale do të jetë i ekspozuar në Muzeun Ferrari, në Maranello, deri në mars të vitit të ardhshëm. Ndërsa ata që kanë një PlayStation, mund ta ngasin këtë makinë duke nisur nga 23 dhjetori i këtij viti.
Advertisement