Hakerat morën në dorë llogaritë personale të kokave të “Silicon valley”, duke përbërë kështu një shqetësim të madh për personat e prekur, por edhe vet rrjetin social.
Llogarite e Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates postuan ditën e djeshme një mashtrim për fitimin e njësive të monedhës elektronike Bitcoin.
Në to u ofrohej mundësia e dyfishimit të të ardhurave shumë prej përdoruesve në ato momente që në fakt ishte një skemë mashtrimi.
Drejtuesit e rrjetit social bllokuan menjëherë llogaritë, duke mos lejuar postime të mëtejshme në to deri në përfundim të hetimeve përkatëse.
Në rrjetin e hakerave, që nga mënyra sesi e bënë, la të kuptohej që ishte një i vetëm. Gjithashtu u hakuan edhe llogaritë e kandidatit për president, Joe Biden, ish-presidentit Barack Obama si dhe Kim Kardashian e Kanye West.