Një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kolorados, propozon një “tarifë përdorimi të orbitës”, e cila do të aplikohet ndaj çdo sateliti që del në orbitë, me qëllim uljen e rrezikut të përplasjeve në hapësirë.
Në orbitë janë mijëra objekte që udhëtojnë rreth globit, disa prej tyre janë satelitë në kushte pune, por ka edhe të tjerë që janë mbetje hapësinore jofunksionale, si satelitë të vjetër apo mbetje të raketave.
Por ndërkohë që në hapësirë dalin gjithmonë e më shumë objekte të reja, shqetësimi për aksidente ajrore rritet. Kërkuesit sugjerojnë se vendosja e kësaj takse ndaj satelitëve në orbitë do të shërbente si një shtysë për agjencitë hapësinore që të nxjerrin objektet e tyre nga orbita kur të mos i duhen më. Gjithashtu, ajo do të kontribuonte në uljen e sasisë së mbetjeve që pluskojnë në hapësirë.