Astronomët nga Universiteti amerikan “Vanderbilt” kanë identifikuar qendrën e gravitetit të Sistemit Diellor me një saktësi të rendit prej 100 metrash, asnjëherë e arritur më parë, sipas nj astronomë nga Universiteti Amerikan Vanderbilt studimi të botuar në “The Astrophysical Journal”.

Kjo qendër nuk është saktësisht në mes të Diellit, por vetëm pak jashtë sipërfaqes së tij, për shkak të tërheqjes gravitacionale që planetët e ndryshëm ushtrojnë në yllin tonë, duke modifikuar kështu pozicionin e tij.

Për të arritur këtë matje, studiuesit përdorën një program kompjuterik special, i përdorur në studimin e pulsarëve, yje shumë të dendur që rrotullohen shumë shpejt, duke lëshuar rrezatim në intervale të rregullta, si fenerë kozmikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ishte e lehtë të identifikonim qendrën e gravitetit me saktësi, për shkak të efekteve të shumta gravitacionale në lojë, për shkak të trupave të ndryshëm qiellorë të Sistemit Diellor, duke filluar me Jupiterin gjigant”, shpjeguan autorët e studimit.

Sipas tyre, kjo matje mund të jetë e dobishme në studimin e valëve gravitacionale, që kërkon njohuri të pozicionit të Tokës në lidhje me qendrën e gravitetit të Sistemit Diellor.