Fenomeni “Squid Game”, nga ekranet dhe celularët ku ndiqet në Netflix, po përhapet edhe në fushën e financës, ose më mirë në xhunglën ende të mistershme të kriptovalutave.
Shoqëria që prodhon serialin e njohur korean ka hedhur në treg të martën edhe një valutë virtuale, e quajtur pikërisht Squid. Rezultati? Sukses domethënës. Squid filloi me një vlerë 1 cent dhe për pak ditë ndodhet tashmë në kuotën e 3 dollarëve, me një rritje rreth 3000%, praktikisht një xhiro që kalon 200 milionë dollarët në pak orë.
Monedha nuk merr vetëm emrin e serialit, por do të veprojë me botën e Squid Game. Mund të shkëmbehet me dollarë dhe euro, por mund të përdoret edhe për blerjen e monedha virtuale “token” që do të jenë të nevojshme për të luajtur në lojën online dedikuar serialit. Sipas përgjegjësve, 10% të fondeve do t’i shkoj programuesve, dhe 90% do t’ i jepet fituesit së lojës.
Squid është kriptovaluta e radhës që krijohet ose lidhet me një fenomen të caktuar mediatik. Por ekspertët mendojnë që suksesi i tyre duket i përkohshëm, pasi investitorët më të rëndësishëm lodhen nga moda e momentit, duke shkaktuar humbje të mëdha investitorëve me pak përvojë.