SpaceX ka dërguar në hapësirë një satelit të ri GPS për ushtrinë amerikane.

Dërgimi i satelitit vjen në vazhdën e përpjekje për të forcuar plejadën e pozicionimit global dhe satelitëve të navigimit që mbështesin aplikacionet e smartfonëve dhe operacionet e kohës së luftës.

Sateliti GPS u lëshua nga raketa Falcon 9 në orën 7:24 të mëngjesit me orën lokale nga Stacioni Hapësinor Cape Canaveral në Florida.

SpaceX konfirmoi lëshimin e satelitit me një video të ndarë në llogarinë e tyre në Twitter.

Në këtë mision u transportua anija e gjashtë kozmike në një gjeneratë të re satelitësh GPS, të quajtur GPS III, në një orbitë rreth 20,200 km mbi sipërfaqen e Tokës. Në këtë orbitë aktualisht operojnë më shumë se 30 satelitë GPS.

Ata rrotullohen rreth planetit një herë në çdo 12 orë dhe transmetojnë vazhdimisht sinjale radio për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të objekteve në tokë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";