Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se sonda e saj Perseverance ka zbarkuar me sukses në një krater të planetit Mars, të emëruar sipas qytetit të Bosnjës, Jezero.

Kjo është vizita e tretë në planetin e kuq në pak më shumë se një javë.

Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, ateroi të enjten, pas një udhëtimi shtatëmujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.

NASA i është bashkuar Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për të sjellë shkëmbinj nga Marsi, që mund të tregojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në planetin Mars.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është një ditë historike për 1,000 banorët e qytetit Jezero.

Ky emër iu dha kraterit të gjerë prej 49 kilometrash, që mendohet se dikur ka qenë i përmbytur me ujë, nga Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar.

Jezero në disa gjuhë sllave do të thotë liqen.

Perseverance është anija e nëntë kozmike që zbarkon me sukses në Mars – të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy anije kozmike nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina u futën në orbitë rreth planetit javën e kaluar.