Dubai, qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe, së shpejti do të prezantojë një sistem për njohjen e fytyrave në transportin publik në mënyrë që të rritet niveli i sigurisë. Qyteti tashmë përdor një sistem biometrik të njohjes së fytyrës, por vetëm në aeroportin kryesor.

“Teknologjia është provuar efektive në identifikimin e njerëzve të dyshimtë dhe të kërkuar”, tha Obaid al-Hathboor, drejtor i Departamentit të Sigurisë së Trafikut në Dubai.

Dubai, i cili konsiderohet si “qyteti inteligjent” kryesor në Lindjen e Mesme, ka ambicie të bëhet një qendër e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Plani është që së pari të zbatohet në stacionet e metrosë, dhe ai tashmë është testuar në një. Gjatë testimit, forcat speciale simuluan evakuimin e pasagjerëve dhe një nga stacionet e metrosë ku tashmë kishte ndodhur sulmi terrorist u zgjodh për provë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë stërvitjes, teknologjia e përparuar u tregua jashtëzakonisht e suksesshme në njohjen e fytyrave të njerëzve që u etiketuan si “terroristë”. Në muajt e ardhshëm, kjo teknologji do të përdoret në të gjitha stacionet e metrosë në Dubai, dhe më vonë edhe në rrugë.

Helmetat e kamerave termike dhe syzet inteligjente tashmë janë duke u përdorur në Dubai për të luftuar koronavirusin, dhe aplikimi i zhvilluar i teknologjisë është një nga bazat mbi të cilat Dubai planifikon të zhvillohet në të ardhmen, raportojnë mediat.