Me shumë gjasë, shumica e njerëzve ndër vite kanë ndërruar disa telefona të mençur. Nëse jeni nga ata njerëz që i ruajnë telefonat e vjetër, atëherë pse mos ti jepni atyre një jetë të dytë.

Njëra nga gjërat që mund të bëni me telefonat tuaj të mençur, është mundësia që t’i transformoni ata në kamera të sigurisë, shkruan ubergizmo.

Natyrisht, mund të mos i keni të gjitha veçoritë që i ka në fakt një kamerë e sigurisë por nëse dëshironi të kurseni para, mund të transformoni telefonat tuaj të mençur, që rijnë në një vend duke u bërë me plot pluhur, në një kamerë të sigurisë në shtëpinë tuaj, transmeton KOHA.

Në fakt, ka disa aplikacione për kamera të sigurisë që mund t’i shkarkoni. Cili është më i “miri”, varet nga kërkesat dhe preferencat tuaja, si dhe se sa jeni të gatshëm të paguani për ta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa nga këso aplikacionesh janë falas, ndërsa disa të tjerë kërkojnë pagesë dhe ofrojnë mundësinë që incizimet të ruhen online (Cloud).

Në vijim ju sjellim disa nga aplikacionet për kamera të sigurisë.

AtHome Camera

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Alfred

Manything

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

TrackView

Presence

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi të keni zgjedhur aplikacionin që doni ta përdorni, hapi tjetër është të zgjidhni lokacionin se ku dëshironi ta vendosni telefonin e mençur. Pastaj, pasi telefonat e mençur duhen mbushur me bateri, atëherë duhet të siguroheni që ata të jenë gjithnjë në prizmë elektrike. E po ashtu, duhet të siguroheni që telefoni juaj i mençur është i lidhur me internetin në mënyrë që pamjet të mund t’i shikoni nga ndonjë pajisje tjetër.