Një shtrëngim i dobët duarsh mund të jetë një paralajmërim i diabetit në vitet e mëvonshme të jetës, sugjeron një studim.
Shkencëtarët nga Bristol dhe Finlanda testuan 776 njerëz mbi 20 vjet. Ata zbuluan se rreziku i tyre për të vuajtur nga diabeti i tipit 2 ishte më i vogël tek ata që bëjnë një shtrëngim të fortë duarsh.
Pacientëve iu kërkua të shtrëngonin dorezat e dinamometrit me dorën e tyre dominuese. Ata duhej ta mbanin atë të shtrënguar për pesë sekonda.
Autori kryesor Dr Setor Kunutsor tha: “Vlerësimi i mbajtjes së dorës është i thjeshtë, i lirë dhe nuk kërkon ekspertizë. Mund të përdoret në identifikimin e hershëm të individëve në rrezik të lartë për të vuajtur nga diabeti i tipit 2.”
Diabeti është shkaku i nëntë më i madh i vdekjeve në botë.
Diabeti tip 2 është forma më e zakonshme e sëmundjes, që përbën midis 85 dhe 95 për qind të të gjitha rasteve. Ai zhvillohet kur qelizat prodhuese të insulinës në trup nuk janë në gjendje të prodhojnë insulinë të mjaftueshme. Ajo gjithashtu mund të shkaktohet kur insulina që prodhohet nuk funksionon si duhet. Përgjithësisht, njerëzit diagnostikohen me diabet tipi 2 nga mosha 40 vjeç, por ka disa përjashtime.
The post Shtrëngimi i dobët i duarve mund të jetë një shenjë paralajmëruese se do të vuani nga diabeti appeared first on Vizion Plus.