Vodafone Albania është renditur në vend të 8-të në botë, për shpejtwsinë e internetit në celular.  Kjo arritje e pozicionon Shqipërinë mes 10 rrjeteve  më të shpejtë në të gjithë botën.

Renditja u publikua nga Forbes Middle East, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla, ku në vend të parë për shpejtësinë e rrjetit celular spikat operatori Etisalat në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ndjekur nga SK Telecom në Korenë e Jugut dhe Ooredoo në Katar.

Ky pozicionim është një sukses për tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, në një kohë kur digjitalizimi dhe zhvillimi i rrjeteve digjitale është prioritet i axhendës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria priti Samitin e tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit, ku qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, shkëmbyen eksperienca dhe morën angazhime, për të çuar përpara digjitalizimin, si faktor kyc i krijimit të një të ardhmë të qedrueshme ekonomike për rajonin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";